I beri tatuazhe qenit, mund te akuzohet per mizori (FOTO)

Një burrë është vendosur në qendër të sulmeve online, pasi postoi foto të qenit të tij në Facebook, me tatuazhet që ai i kishte bërë.

Artisti i tatuazheve nga Poços de Caldas në Brazil, njëkohësisht pronari i kafshës shtëpiake, mund të akuzohet për mizori ndaj kafshëve.

Avokatja Fernanda Soares ishte e para e cila vuri re imazhet në rrjetin social dhe tërhoqi më pas vëmendjen e të gjithëve.

Pasi kuptoi se mund të kthehej në shënjestrën e një fushate online, burri i identifikuar si Emerson Damasceno, fshiu fotot dhe pohoi se pesë tatuazhet në gojën, veshët dhe sytë e qenit bull terrier e mbronin krijesën nga kanceri

Temat
Fun

Të afërta