Aurela Gaçe shfaq anën e saj të brishtë, siç nuk e keni parë ndonjëherë (Foto)

Këngëtarja e dashur për publikun ka treguar anën e saj të ndjeshme, përtej imazhit skenik

Ajo është cilësuar si “Bisha” e skenës shqiptare duke rrëmbyer zemrat e publikut jo vetëm me zërin e saj të jashtëzakonshëm, por edhe për dashamirësinë që ajo tregon ndaj fansave të saj.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ajo shprehet se dje në 42-vjetorin e ditëlindjes ka derdhur lot gëzimi, nga dashuria që publiku i ka falë asaj ndër vite.

Ja postimi i saj:

Shpesh ne qe dukemi si “te forta ” E jo ” shume te brishta ” , qe bejme humor ne cdo situate…pikerisht ne lotojme…shpesh kur nuk na sheh njeri . Dje , ne diten e 42 vjetorit tim , shpesh gjate dites me mbusheshin syte , por, prej lumturise. Kaq shume urime e dedikime, nga miqte e nga ju qe packa se nuk njihemi personalisht, me Keni uruar e me Keni mbushur diten me ate qe aq shume vlen, me ate qe mund cdo lloj vlere monetare, me ate qe quhet DASHURI. Ndihem me fat vertete. Une keshtu jam…prekem shume me kollaj nga Dashuria dhe per te bej shume. Me muziken qe aq shume e dua , Ndoshta gjeta ndonje celes qe te hap dyert e zemrave tuaja . Ndoshta sepse e dhashe veten tek ju me dashurine e muzikes e me vertetesi , sot marr kaq shume dashuri. .. Falenderoj Zotin qe me ka dhene mundesine qe ta shperndaj energjine time nepermjet muzikes…. Dhe ju falenderoj shume secilin prej jush qe me bete te ndihem si femije nga cfare me dhuruat dje e cdo dite. Paca fuqi e ja u kthefsha vetem me dashuri. Perulje.

screenshot-1_1476704703-7824068

Temat
Showbiz

Të afërta