Arrijnë këpucët me TV të integruar (Foto/Video)

Kompania ajrore “Virgin America“ ka krijuar një palë këpucë tejet interesante, të quajtura “First Class Shoe”.

Këpucët janë krijuar në bashkëpunim me një firmë milaneze e quajtur “Searchn Design”.

Ato janë menduar për të imituar objektet e klasit të parë të ofruara nga “Virgin America” dhe janë projektuar si të tilla.

Këpucët vijnë të ndërtuara me WiFi hotspot, kështu që do të je,ë në gjendje të ofrojnë WiFi në pajisjet celular në lëvizje.

Ato gjithashtu përmbajnë ndriçim në qoftë se ju doni që të gjithë rreth jush të dinë se si ndiheni.

shoe2_1476644313-9348411

Ekziston edhe një port USB, si dhe një ekran sipër këpucëve, i cili është një vendosje e çuditshme për personin që do t’i mbathë ato. Në vërtetë ai nuk do të jetë në gjendje për të parë atë, por i jep personit tjetër që është përball mundësinë për të parë ekranin e montuar, transmeton krokodili.

Këpucët janë duke u shitur në eBay, ku të ardhurat nga ankandi do t’i dhurohen Soles4Souls, një organizatë bamirëse jo-fitimprurëse që synon t’i ndihmojë luftës kundër varfërisë.

Temat
Teknologji

Të afërta