30 për qind e popullsisë kosovare jeton në varfëri

17 tetori Dita Botërore e zhdukjes së varfërisë po shënohet edhe në Kosovë.

Është Organizata Joqeveritare “Mundësia” nga Mitrovica në bashkëpunim me komunën e Mitrovicës që kanë organizuar një panair në fshatin Vllahi.

Drejtoresha ekzekutive Hasime Tahiri Hasani ka thënë për Klan Kosova se e kanë zgjedhur që këtë ditë ta shënojnë në një fshat për të treguar rolin e grave rurale në zhdukjen ne varfërisë, nëpërmjet punëve ditore dhe angazhimet që një grua i ka si në përgatitjen e ushqimit, përkujdesjen ndaj familjes, e po ashtu sfidat me të cilat ballafaqohen ato, njofton Klan Kosova.

Dita Botërore e zhdukjes së varfërisë po shënohet me moton “Një ditë në fshat”.

Ky aktivitet vjen pas shënimit të 15 tetorit që ishte Dita Botërore e Grave të viseve Rurale dhe 16 tetorit Ditës Botërore të Ushqimit.

Këto tri ditë konsiderohen si ditët kryesore të Kombeve të Bashkuara që ndërlidhen me rolin e grave.

Në Kosovë konsiderohen rreth 30 përqind e popullatës si të varfër, ndërkaq 10 përqind që ballafaqohen me varfëri të skajshme, njofton Klan Kosova.

Temat
LajmeVend

Të afërta