​Ekipi i kërkim-shpëtimit nga Kosova merr pjesë në Ushtrimin Fushor Rajonal

Në kuadër të programit IPA vërshimet (IPA Flood) të Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile, ekipi kombëtar i kërkim-shpëtimit në ujërat sipërfaqësorë, sot është nisur për të marrë pjesë në një ushtrim fushor ndërkombëtar. Ushtrimi do të zhvillohet nga 17 deri më 21 tetor 2016 në Zagreb, në Republikën e Kroacisë.

Ekipi kombëtar i Kosovës përbëhet nga 11 pjesëtarë të trajnuar dhe të pajisur me pajisje moderne për kërkim shpëtim në ujëra sipërfaqësor, pajisje këto të dhuruara nga IPA flood (IPA vërshimet).

“Në nisjen e ekipit mori pjesë edhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme, z. Valdet Hoxha, i cili duke u uruar rrugë të mbarë dhe të suksesshme në trajnim, vlerësoi se me përfshirjen e Republikës së Kosovës në këso aktivitete, dëshmohet edhe një herë ngritja e kapaciteteve të institucioneve të sigurisë dhe me këtë rast ai konfirmoi mbështetjen e MPB-së, në avancimin e mëtejmë të Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave.

Ndërsa, kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave, z. Fadil Kodra, vlerësoi pjesëmarrjen e ekipit kosovar, duke dëshmuar edhe një herë përpjekjet që po bëhen në mënyrë që edhe ekipet emergjente të Kosovës të trajtohet njësoj si ekipet tjera evropiane.

Në këtë aktivitet pritet të marrin pjesë rreth treqind persona, duke përfshirë profesionistët e mbrojtjes civile dhe autoriteteve përkatëse, organizohet nën kujdesin e Drejtorisë Kombëtare të Mbrojtjes dhe Shpëtimit (PKKZH) të Autoritetit për Menaxhimin e Fatkeqësive të Kroacisë.

IPA Floods-CRO 2016 do të testojë funksionalitetin dhe ndërveprimin shumëkombësh të Moduleve (ekipeve) të Mbrojtjes Civile, të llojit të shpëtimit në vërshime, dhe përdorimin e barkave. Ekipet kombëtare nga Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Kroacia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Turqia, që do të jenë të përfshira në ushtrimin e simuluar dhe do të mbështeten prej ekipeve teknike nga Republika e Italisë, nga Republika Çeke”, thuhet ndër të tjera në komunikatën drejtuar mediave.

Temat
Vend

Të afërta