​Policia londineze do të pajiset me kamera në uniformat e saj

Policia londineze ka thënë se mijëra pjesëtarë të saj do të pajisen me kamera në uniformat e saj, në muajt e ardhshëm Policia ka thënë se sot ka filluar...

Policia londineze ka thënë se mijëra pjesëtarë të saj do të pajisen me kamera në uniformat e saj, në muajt e ardhshëm

Policia ka thënë se sot ka filluar me pajisim të një pjese të policëve. Më shumë se 22 mijë policë planifikohet të pajisen më kamera deri në gjysmën e vitit 2017.

Komisioneri, Bernand Hogan-Howe, ka thënë se përdorimi i kamerave do të ndihmojë në ndërtimin e besimit të qytetarëve në polici. ”Çfarë ne bëjmë çdo ditë, do të shihen edhe nga populli dhe kjo do të shkojë mirë”, ka shtuar ai.

Ai ka thënë se kamerat do të vendosen në trupat e pjesëtarëve të policisë dhe do të incizojnë vetëm pasi të aktivizohen nga policët.

Kamerat japin sinjal dhe kanë një dritë rrethore kur janë të aktivizuara.

xxx_1476707678-4156431

Temat
BotëLajme

Të afërta

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com