Sara Hoxha publikon bisedën me të motrën, ja çfarë mendojnë për Lorin (Foto)

Sara Hoxha e cila pret që së shpejti të bëhet mama, kohët e fundit është bërë shumë aktive në rrjetet sociale, aq sa nuk nguron të bëjë shaka dhe të komentojë në vendet e ndryshme për të ngacmuar disi të dashurit e saj.

Madje pak orë më parë ajo ka postuar në Snapchat një copëz bisede me motrën e saj të vogël Redian. Në këtë bisedë dy motrat i ankohen njëra-tjetrës për familjen dhe faktin sa të ngathtë janë ata, sidomos në ndonjë rast emergjence.

Në këtë ankesë të Sarës, motra e saj ka dhënë edhe një shembull konkret, ku thotë se nëse bie zjarr, do të vdisnin për Lorin, pasi ajo nuk do të shkonte pa marrë këpucët, “extensions” dhe kremin për fytyrë.

14686023-10210511822382404-742736719-n_1476610275-3303663

Sigurisht kjo foto është publikuar në sens shakaje nga Sara, për t’i dhënë akoma më shumë humor këtyre ditëve në pritje të bebes së saj.

Temat
Showbiz

Të afërta