Publikohet foto e rrallë e Enver Hoxhës me nipin, por ja detaj më i rëndësishëm që bie në sy (Foto)

Këngëtarja Rezarta Shkurta ka publikuar në profilin e saj në Instagram një foto të rrallë të bashkëshortit, Ermal Hoxha së bashku me gjyshin, Enver Hoxhën.

Ajo kërkon nga miqtë që të mos e politizojnë këtë foto, të cilin e quan stërgjyshi i Herës, vajzës që ka nga martesa me Ermalin, i cili ndodhet aktualisht në burg. Ajo çka bie më shumë në sy është pikërisht ngjashmëria e të voglës së çiftit Hoxha me të atin, të cilën edhe miqtë e Rezartës e kanë vënë në dukje.

“16 Tetor Stergjyshi dhe babi Heres .Ps: Ky nuk eshte nje postim politik, kete ja le te tjereve ta bejne! Por nje kujtim familjar… Ata qe nuk e kuptojne dhe thyejn rregullat ketu ne faqen time, “shtepine time” sigurisht qe do bllokohen!”, shkruan Rezarta.

screenshot-10_1476616798-7088210

Temat
Showbiz

Të afërta