Enrique paralajmëron Cityn

Luis Enrique ka thënë se janë në formën më të mirë para përballjes me Manchester Cityn.

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique ka thënë se pas fitores 4:0 ndaj Deportivo La Corunas, kjo është mënyra më e mirë për tu përballur me Manchester Cityn.

Ai tha se skuadra angleze do të jetë një rival atraktiv.

“Nuk kam folur me Guardiolan, por pas fitores kundër Deportivos është mënyra më e mirë për tu përballur me ta.

City do të jetë kundërshtar atraktiv, sepse janë në progres si skuadër, ashtu sikurse edhe trajneri”, tha Enrique gjatë konferencës për media. /Express/

Temat
BotëSport

Të afërta