De Biasi tregon sa do të qëndrojë te Shqipëria

Gianni de Biasi ka insistuar se do të përmbush kontratën e tij me Shqipërinë.

Përzgjedhësi i Shqipërisë, Gianni de Biasi ka thënë se ka kontratë me Shqipërinë deri në përfundim të kualifikimeve për Kupën e Botës.

Ai tha se do t’i shkojë kësaj deri në fund, pastaj do të vendos për të ardhmen.

“E ardhmja ime? Varet nga shumë gjëra. Unë ende kam kontratë valide me Shqipëinë dhe do të jem i fokusuar deri në ndeshjen e fundit të kualifikimeve. Do të shohim se çafër do të ofrojë e ardhmja”, tha De Biasi për Tuttomercatoweg.

2016-06-14t191223z-2127386253-lr1ec6e1hccjm-rtrmadp-3-soccer-euro-alb_1476613175-1047279

Temat
Sport

Të afërta