Arrestohet në Kosovë ish-komandanti i UÇK-së nga Kondova, Fatmir Lura – Fata

Policia kosovare dje në Han të Elezit ka arrestuar ish komandantin e UÇK-së nga Kondova e Shkupit, Fatmir Lura i njohur si Fata.

Ende nuk dihen shkaqet e arrestimit, por jozyrtarisht mësohet se ai është vënë në pranga për shkak të dyshimit se mund të jetë radikalist islamik, shkruan Zhurnal.mk.

Ndryshe, Lura gjatë konfliktit të vitit 2001 në rajonin e Radushës së Shkupit së bashku me luftëtarë tjerë të UÇK-së ka treguar heroizmin e tij në betejën me forcat maqedonase të sigurisë, shkruan portali.

komandant-fata_1476607536-4936638

Temat
Lajme

Të afërta