SHBA ndalon celularët Samsung Galaxy Note 7

Samsung Galaxy Note 7 nuk do të jetë më i lejuar në fluturime.

Një grup i regullatorëve në SHBA njoftuan të premten ndalimin e pajisjes nga të gjitha fluturimet, nga ose drejt vendit, duke e përshkruar celularin si një “material të ndaluar dhe të dëmshëm” nën rregullat federale.

Ndalimi, që hyn në funksion prej nesër, erdhi si pasojë e shpërthimeve të Note 7 që ndodhën kohët e fundit, transmeton Gazeta Express.

Para se të ndodhte një rast në një aeroplan që ishte duke udhëtuar, ku shpërtheu një Note 7, njerëzit e kishin të lejuar që të merrnin celularët në aeroplan por ishin të detyruar që t’i fiknin dhe të mos i përdornin.

Ndalimi është një tjetër problem i madh për Samsung.

Temat
Teknologji

Të afërta