“Rrezja e vdekjes”, arma më e re e Rusisë (FOTO)

Një armë e re është zbuluar nga zyrtarët rusë, e cila është ndërtuar për të çaktivizuar avionët pa pilotë, madje edhe raketat deri në një kilometër larg.

Mostra e parë e kësaj arme është zbuluar nga Ministria e Mbrojtjes së Rusisë, e cila thotë se “Rrezja e vdekjes” do të përdoret për të çaktivizuar dronët e armikut, duke i shkaktuar atyre humbje të kontrollit.

Arma e re është ndërtuar nga Rusia në bashkëpunim me kompaninë UIMC.

“Tashmë efektiviteti i kësaj arme është provuar dhe ka dhënë rezultat. Kjo është një armë krejtësisht e re, e cila nuk është krijuar nga asnjë shtet tjetër megjithëse ka pasur tentativa”, tha një zyrtar, i cili shtoi se “Rrezja e vdekjes” përdor impulse me frekuencë të ulët për të bllokuar avionët e telekomanduar. /TCH

rrezja-2_1476485358-9743307

rrezja-3_1476485359-2644663

rrezja-6_1476485359-8962523

rrezja-4_1476485360-7729510

rrezja-5_1476485360-1368993

rrezja-7_1476485360-7618511

Temat
BotëLajme

Të afërta