Nesër protestohet kundër dhunës ndaj 16-vjeçares në Rahovec

Sot në ora 12:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, do të protestohet për rastin e vajzës në Komunën e Rahovecit, e cila u rrah nga xhaxhai i saj brutalisht në shkollë.

Këtë e ka bërë të ditur ambasadorja e Kosovës në Amerikë Vlora Çitaku, e cila pamjet e dhunës i ka konsideruar të tmerrshme.

“Videon e kemi parë shumica prej nesh, më e tmerrshme është deklarata e policisë, drejtorit të shkollës dhe nënës së saj. Nuk arsyetohet dhuna.

E lus secilin që ka kohë e mundësi nesër t’i bashkohet protestës dhe ta shpërndaj lajmin.

Organizator është ndërgjegja qytetare”, shkruan ajo në Facebook.

Ajo thotë se sot fillojnë me marsh, të hënën në orën 12:00 vazhdohet me protesta, të organizuara nga Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës; t’i kundërpërgjigjemi normave të patriarkatit, dhe dhunës së ushtruar ndaj viktimave./Lajmi.net

Temat
LajmeVend

Të afërta