Genta, me 360 gradë videoklip “hot” me Muma (Foto)

Këngëtarja Genta Ismajli shumë shpejt do të publikojë projektin e saj më të ri muzikor, i cili vjen pas suksesit të jashtëzakonshëm në bashkëpunimin “Shake It” me Etnon, i cili mori miliona klikime në YouTube.

Genta kësaj here ka menduar të vijë sërish në bashkëpunim, dhe përzgjedhja e saj për këngën e re ka qenë Muma, i njohur ndryshe si Endrit Mumajesi, tekstshkruesi i të disa prej këngëve më të njohura.

Kënga titullohet “Squat Baby”, do të jetë ritike dhe është punuar nga Alfred Sula, teksti i shkruar nga Muma, gjersa për videoklipin janë duke u kujdesur me profesionalizëm produksioni EnterMedia.

Telegrafi ka përcjellë nga afër xhirimet e këtij projekti, dhe do ju sjellë në vazhdim disa imazhe ekskluzive nga prapaskenat e xhirimeve. Videoklipi pritet të jetë shumë interesant, teksa Genta do të shfaqet me një koreografi të udhëhequr nga Albi Nako dhe trupa e tij e baletit.

Kënga pritet të jetë një tjetër sukses i padiskutueshëm i këngëtares, e cila vazhdimisht sjellë vetëm hite. /Telegrafi/

genta-1_1476471641-3091094

genta-2_1476471642-9685995

genta-3_1476471642-9606093

genta-4_1476471642-4921528

Temat
Showbiz

Të afërta