Zbulohet se çka e gjakoste përroin në Prugovc

Për më shumë se 3 muaj, një përrua që kalon afër disa shtëpive të fshatit Prugovc të Prishtinës, është mbuluar i tëri me gjak.

Kjo ka ndodhur, pasi në fshatin Lebanë, një thertore ilegale kishte prerë lopë për tërë këtë kohë, raporton KTV.

Banorët e lagjes së tretë të fshatit Prugovc, të Prishtinës, kanë thënë se kjo po ndodh sa herë që një thertore në fshatin Lebanë, pret lopët.

E kjo sipas tyre, ndodh gati tri herë në javë dhe përroi i tëri mbulohet nga gjaku dhe mbeturinat. Madje, ky ujë që kalon afër shtëpive të tyre, kohë më parë përdorej edhe për pije.

Gjendja më e vështirë sipas tyre, ishte gjatë verës kur temperaturat ishin më të larta.

Për këtë problem, Komuna e Prishtinës ishte lajmëruar qysh në muajin qershor. Derisa pas shumë kohe Komuna e ka mbyllur këtë thertore ilegale, përcjell Koha.net. Banorët kanë thënë se ky problem është shkaktuar pas bllokimit të kanalizimit.

Komuna e Prishtinës e ka mbyllur këtë thertore dhe i ka ndaluar punën.

Temat
LajmeVend

Të afërta