Ymeri: Demarkacioni, s’e garanton lëvizjen pa viza

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri thotë se edhe po të ratifikohej Demarkacioni me Malin e Zi, Kosova nuk e ka garanci që të marr liberalizimin e vizave.

Madje ai rikujton raportin ku flitej për vizat se aty asnjëherë nuk përmendej Demarkacioni si kusht për viza, por se ishte lënë hapësirë se krejt kjo do të varej nga ajo se si do të zhvillohej situata,

“Demarkacioni nuk ka qene i si kriter për vizat por ne bazë të asaj se si do të shkojë situata.

Mendoj që një rol të dukshëm e ka luajt qeveria qoftë edhe nga mënyra se si këta e kanë zhvilluar këtë proces të vizave dhe kriteret për viza.

Problemi parë madhor është se nuk janë vetëm një kriter për viza por dy”, ka thënë Ymeri në një intervistë në RTK.

Temat
LajmeVend

Të afërta