Studimi Shtesat e kalciumit të dëmshme për zemrën (Foto)

Njerëzit që marrin kalcium me anë të suplementeve të ndryshme mund të përballen me një rrezik të lartë të sëmundjeve të zemrës.

Gjatë studimit, mjekët analizuan për 10 vjet të dhënat mjekësore në më shumë se 2,700 njerëz.

Sipas autorëve të studimit, marrja e kalciumit përmes shtesave është e dëmshme edhe për arteriet përveç zemrës,

Por, ushqimet e pasura me kalcium, nga ana tjetër, janë shumë të dobishme dhe të mira për shëndetin.

“Kur është fjala për marrjen vitaminave dhe mineraleve shtesë, veçanarisht kalciumit, shumë njerëz mendojnë se është e dobishme për shëndetin, në fakt studimi ynë ka treguar se kjo është e dëmshme për arteriet dhe zemrën”, ka thënë Erin Michos në një njoftim për shtyp.

Sidomos, rreziku është edhe më i madh tek personat e moshuar, për shkak se kalciumi i marrë përmes suplementeve shtesë ndikon tek arteriet dhe në këtë mënyrë rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Pra, saherë që merrni kalcium, duhet të siguroheni që këtë ta bëni nepërmjet ushqimeve të pasura me kalcium dhe jo nepërmjet suplementeve shtesë, sepse kjo mund të jetë fatale për shëndetin

Temat
PërgjithshmeShëndet

Të afërta