“Shqipëria të jetë ndërmjetësuese në dialogun Beograd – Prishtinë”

Shqipëria, përveç Shteteve të Bashkuara, ka ndikimin më të madh ndaj Qeverisë së Kosovës dhe qytetarëve të saj, dhe kështu mund të luajë rolin e ndërmjetësuesit në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, duke bërë të mundur një normalizim të shpejtë të marrëdhënieve mes dy popujve.

Kështu ka thënë drejtori i Qendrës për Rajonalizim në Serbi, Aleksandar Popov, transmeton Klan Kosova.

Ky i fundit i tha dje agjencisë serbe të lajmeve Tanjug në margjinat e Forumit të gjashtë të Sigurisë në Beograd, se pikëpamjet kontradiktore të kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe atij serb, Aleksandar Vuçiq ishin të pritshme por kjo nuk do thotë se raporti i tyre nuk është i mirë dhe se kjo ndikon në raportet mes Shqipërisë dhe Serbisë.

“Kur bëhet fjalë për debat publik, dhe kur ka mbulim medial është normale që secila palë ka shprehur pikëpamjet e tyre që do të jenë rë diskutueshme, sepse çdo palë dërgon një mesazh, jo vetëm për elektoratin e saj por edhe tek ata që mund të llogaris se mund të ketë ndikim”, tha Popov.

Ai ka shtuar se deklaratat e Ramës për Kosovën e pavarur, dhe në lidhje me minierën e Trepçës, në fakt kanë dërguar një mesazh tek shqiptarët e Kosovës se Shqipëria do të qëndrojë pas tyre, transmeton Klan Kosova.

Temat
LajmeVend

Të afërta