Rama citon shkrimtarin serb Ivo Andriq

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka cituar të premten në Forumin e Nishit, fituesin serb të çmimit Nobel, Ivo Andriq, dhe ka thënë që të mos ketë luhatje në mes frikës dhe shpresës.

“Duke cituar Andriqin do të them se në mes frikës dhe shpresës gjithmonë ka një hapësirë dhe ka të tillë që e kalojnë jetën në dhomën e errët të pritjes, ku asgjë nuk ndodhë kurrë. Besoj se sipërmarrësit nga natyra e tyre, në mes të frikës dhe shpresës gjithmonë zgjedhin shpresën, ndryshe do të falimentonin”, ka thënë Rama, shkruan Tanjug, transmeton Klan Kosova.

Andriq e ka fituar çmimin Nobel për letërsi në vitin 1961.

ivo-andric

Temat
LajmeRajon

Të afërta