Orinda Huta vjen me projekt të veçantë televiziv për fëmijët me sindromën Down (Foto)

Këngëtarja Orinda Huta ka kohë që nuk është prezantuar me ndonjë projekt të ri muzikor, dhe arsyeja e kësaj pauze ka qenë angazhimi i saj në televizion.

Ajo ka bërë të ditur së fundmi përmes rrjeteve sociale, se ka nisur transmetimin e emisionit të saj më të ru “Surpriza SD”, një prodhim i platformës Tring Digital.

Emisioni në thelb ka të bëjë me fëmijët me sindrom “Daun”, ku Orinda bashkë me prudcentët do të mundohet të nxjerrë në pah paksa talentin e këtyre fëmijëve, duke i zënë ata në befasi!

Këngëtarja ka publikuar disa fotografi në Instagram, ku shfaqet shumë e lumtur pranë tyre, gjersa kalojnë çaste të këndëshme së bashku.

Wif #Emi #surprizasd cdo te enjte ora 20:00 ne #tring #livinghd #aboutyesterday 📷 @armandhabazaj

A photo posted by Orinda Huta (@orindahuta) on

Temat
Showbiz

Të afërta