Njihuni me shqiptarin më fatlum në Belgjikë, fiton 168 milionë euro…nga bileta 15 euro! (VIDEO)

15 euro për blerjen e një bilete ju kthyen në një pasuri të vërtetë prej 168 milionë euro, një shqiptari fatlum i cili jeton në Bruksel.

45-vjeçari, i cili ka zgjedhur të ruajë anonim emrin e tij për efekt të vlerës së madhe të fituar, thotë se e bleu biletën e kompanisë “Eruo Milliions” të martën në mbrëmje, pa menduar se do të ishte fitues i lotarisë. Mesa duket ky rast erdhi si një shpërblim i mirë për 10 vitet që ai kishte luajtur këtë lotari.

“S’po mund ta besoja. E kuptova që kisha fituar kur shkova në faqen zyrtare të lotarisë dhe pashë numrat fitues”, u shpreh shqiptari.

Ai e adhuron futbollin, filmat e Robert De Niros dhe të gatuajë peshk. Ai tha gjithashtu do vazhdonte të luante sërish me EuroMillions dhe një shumë e mirë e parave të fituara do shkonin për një kauzë humanitare.

“Dua ta ndaj këtë fitore që më ra nga qielli me njerëzit në nevojë”, tha ai.

Në zonën ku ai jeton shumë njerëz e përshkruajnë si person miqësor dhe të dashur nga të gjithë. Ai është i martuar dhe ka katër fëmijë.


L’heureux gagnant des 168 millions d’euros à l’Euromillions s’est fait connaître

Temat
Fun

Të afërta