Mulla Osmani: Janë dhjetëra xhami në Kosovë që do i rrëzoja me bager (Video)

Këtë javë në emisionin “N’Kosovë Show”, të ftuar ishin gazetari Milaim Zeka dhe hoxha nga Drenica, Osman Musliu.

Ata diskutuan rreth ndërtimit të kishës në Llapushnik të Drenicës, ku Hoxha nuk ishte i pajtimit me mënyrën e ndërtimit të kësaj kishe, transmeton First Channel.

Mirëpo, përveç kësaj, Mulla Osmani u shpreh se nuk pajtohet as me mënyrën se si janë ndërtuar disa xhami në Kosovë, duke shtuar se nëse do të varej prej tij do të rrëzonte dhjetë prej tyre.

Poashtu i ftuar ishte edhe Sabri Fejzullahu, këngëtari shumë i dashur për publikun.

Këto dhe shumë të tjera mund t’i ndiqni të dielen, nga ora 20:30, në televizionin First Channel.

Temat
EmisionetLajmen'Kosovë ShowVend

Të afërta