Mourinho ngacmon Liverpoolin

Jose Mourinho mezi e pret ndeshjen e së hënës ndaj Liverpoolit.

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho ka thënë se i pëlqen që të luajë në ‘Anfield’ në stadiumin ku ka fituar ndeshje të mëdha, duke iu referuar këtu fitores me Chelsean që ia humbi kështu titullin ‘Të Kuqve’.

“Gjithmonë dëshiroj që të luajë në ‘Anfield. Kam fituar ndeshje të mëdha dhe kam humbur ndeshje të mëdha. Kështu që nuk dua të them që do të shkojë atje si fitues, kjo nuk është e vërtetë”, tha Mou.

“Është një ndeshje e madhe që mund të krahasohet me Real Madrid – Barcelona, Inter – Milan, apo edhe Porto – Benfica, kështu është kjo përballje”, shtoi portugezi.

mou_1476469241-6635156

Temat
BotëSport

Të afërta