Milaim Zeka: Po të isha në politikë, kishës në oborrin e UP-së do t’ia shihnit copat nga dinamiti (Video)

Këtë javë në emisionin “N’Kosovë Show”, të ftuar ishin gazetari Milaim Zeka dhe hoxha nga Drenica, Osman Musliu.

Ata diskutuan rreth ndërtimit të kishës në Llapushnik të Drenicës, ku Hoxha nuk ishte i pajtimit me mënyrën e ndërtimit të kësaj kishe ndërsa gazetari Milaim Zeka po, transmeton First Channel.

Sa i përket kishës që gjendet në oborrin e kampusit të UP-së, Zeka tha se po të ishte në politikë, do t’ia shihnim copat e kishës të shpërndara nga dinamiti.

Poashtu i ftuar ishte edhe Sabri Fejzullahu, këngëtari shumë i dashur për publikun.

Këto dhe shumë të tjera mund t’i ndiqni të dielen, nga ora 20:30, në televizionin First Channel.

Temat
EmisionetLajmen'Kosovë ShowVend

Të afërta