Malisheva përkujton maturantët në 12 vjetorin e vdekjes tragjike

Në “Lëndinën e lotëve” në Malishevë në dymbëdhjetë vjetorin e vdekjes tragjike, janë përkujtuar nga mijëra nxënës, qytetarë e zyrtarë komunal 15 maturantët e gjimnazit “Abdyl Frashëri” ( tani “Hamdi Berisha.

“Edhe pas dymbëdhjetë viteve, dhimbja është e njëjtë për maturantët, që humbën jetën në lulen e rinisë”, ka thënë nënkryetari i Komunës së Malishevës, Rexhep Mazreku, gjatë homazheve.

Pikërisht në orën 14:14, mijëra qytetarë, nxënës, familjarë e zyrtarë të Komunës së Malishevës, kanë mbajtur një minutë heshtje dhe më pas kanë bërë homazhe, për pesëmbëdhjetë maturantët e gjimnazit, të cilët, humbën jetën tragjikisht, më 14 tetor 2004, në ora 14:14, në Fushë Arrëz, të Shqipërisë, gjatë kthimit nga ekskursioni në Shqipëri.

Kjo edhe tragjedia më e rëndë e ndodhur në Kosovën e pasluftës, pasi humbën jetën pesëmbëdhjetë maturant, në lulen e rinisë, ndërsa u lënduan dhjetëra të tjerë.

Në këtë tragjedi, e kanë humbur jetën këta maturant: Berat Suka, Esat Hajrullahu, Elgadaf Zabelaj, Mifail Morina, Rifat Hoxha, Xhevdet Sertolli, Visar Kafexholli, Agron Berisha, Ajet Rrahmanaj, Esat Rexhaj, Labinot Morina, Lulzim Kastrati, Megezon Sadiku, Rruhi Ulluri dhe Xhevet Sahitaj, transmeton Klan Kosova.

matur-690x380

Temat
LajmeVend

Të afërta