Komiteti i Energjisë hap çështje ndaj Serbisë, bllokoi interkonjeksionin Shqipëri-Kosovë

Pas ankesave të Shqipërisë dhe Kosovës, Komuniteti i Energjisë ka hapur çështje kundër Serbisë, për interkonjeksionin Shqipëri- Kosovë.

Ministri i Energjisë Damian Gjiknuri ka marrë pjesë në Këshillin e Ministrave të Energjisë ku është shprehur se vënia në punë e kësaj linje është bllokuar nga Serbia.

Komuniteti i Energjisë ka hapur çështje kundër Serbisë dhe kërkohet zgjidjha brenda 31 dhjetorit 2016.

Që të bëhet i mundur operimi i kësaj linjë duhet që sistemi i transmetimit të Kosovës (KOSTT) të njihet nga ENSO-E, rrjeti evropian i transmetimit. Pra, të njihet ndarja e sistemit të transmetimit të Kosovës nga sistemi i transmetimit të Serbisë, çka është dhe pjesë e bisedimeve në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, raporton TCH, përcjellë Klan Kosova.

Gjatë punimeve të Këshillit, ministri Gjiknuri informoi edhe për ecurinë e reformave në sektorin e energjisë dhe sidomos për ecurinë e projektit TAP si një parakusht për zhvillimin e gazsjellësit IAP dhe degëzimti me Kosovën.

Temat
LajmeVend

Të afërta