Klopp konfirmon mungesat e Liverpoolit kundër Unitedit

Wijnaldum dhe Lallana mund të mos paraqiten të hënën ndaj Manchester Unitedit

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, nuk e ka hedhur poshtë mundësinë që dy mesfushorët, Georginio Wijnaldum dhe Adam Lallana të paraqiten kundër Manchester Unitedit, edhe përkundër se lojtarët në fjalë nuk janë stërvitur me skuadrën, përcjell Gazeta Express.

Wijnaldum u lëndua me Holandën, derisa Lallana nuk udhëtoi fare me Anglinë, por Klopp thotë se ata janë rrugës së mirë për t’u rikuperuar – duke mos dhënë informatë të saktë nëse do të luajnë ndaj Unitedit i cila tha se “nuk i përjashtojmë ende për ndeshjen e së hënës”.

Megjithatë, gjermani ka gëzuar tifozët duke thënë se Firmino, Coutinho dhe Mane janë plotësisht të gatshëm për ‘Djajtë e Kuq’, derisa Clyne dhe Lovren janë rrugës së mirë për t’u rikuperuar që gjithashtu pritet të luajë në ndeshjen që zhvillohet në ‘Anfield’.

Dy lojtarët nuk udhëtuan me Kombëtaret e tyre për shkak të disa shqetësimeve, por Klopp thotë se ka edhe dy stërvitje në dispozicion dhe se dy mbrojtësit pritet të jenë gati të hënën mbrëma.

Jorgen Klop

Temat
BotëSport

Të afërta