Këshilla për sy të shëndetshëm (Foto)

Close-up of a beautiful woman's eye

Sytë janë një ndër organet më të rëndësishëm për njeriun dhe shumica prej nesh mundohemi t’i mbrojmë duke ditur vlerën e madhe që kanë për ne, tani dhe në të ardhmen.

Më poshtë ju rëndisim disa këshilla për të pasur sy të shëndetshmëm dhe pa probleme.

Rezervoni një vizitë tek okulisti për të gjithë familjen – Kontrollet e rregullta të syve konsiderohen mënyra më e mirë për diagnostikimin e hershëm të sëmundjeve të syrit, si: glaukoma, katarakti, retinopatia diabetike, degjenerimi makular i lidhur me moshën.

Një ekzaminim i imtësishëm i syrit mund të zbulojë probleme serioze në shëndet, si për shembull diabetin, para se të fillojnë të shfaqen simptomat.

Vendosni syze dielli – Për të mbrojtur sytë nga rrezet e diellit.

Nëse pini duhan, hiqni dorë! – Duhanpirja rrit rrezikun e zhvillimit të kataraktit dhe sëmundjeve të syrit që dëmtojnë shikimin.

Vendosni syze mbrojtëse – Rreth 2.4 milionë dëmtime në sy ndodhin çdo vit në SHBA. 90% e tyre mund të shmangnen duke përdorur syze mbrojtëse.

Relaksoni sytë – Përpiquni të ndiqni rregullin 20-20-20 të shikimit të ekranit të kompjuterit, telefonit apo tabletit, i cili nënkupton që çdo 20 minuta para ekranit, shikoni një objekt që është 20 këmbë (6 metra larg) për 20 sekonda.

Jini aktivë – Aktiviteti i rregullt mund të parandalojë degjenerimin makular të lidhur me moshën (shkaktari kryesor i humbjes së përhershme të shikimit në moshë të vjetër).

Hani ushqime të gjelbërta – Një dietë e pasur me fruta dhe perime të gjelbërta, dhe acide yndyrore omega 3 mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të zhvillimit të glaukomës, degjenerimit makular të lidhur me moshën etj.

Pini sa më shumë ujë- Pa pirë mjaftueshëm ujë, sytë nuk do të arrijnë të prodhojnë lot, që i mbajnë sytë të pastër dhe të njoma.

Temat
Shëndet

Të afërta