Me kë do të bëjë duet Shkurte Fejza (Foto)

Këngëtare që asnjëherë nuk u ndal. Me shumë albume, këngë e klipe. Është kjo këngëtarja shumë e dashur për publikun e gjerë, Shkurte Fejza e cila po vazhdon të jetë shumë aktive në muzikë.

E ndonëse nuk ka shumë kohë që ka publikuar albumin e saj, ajo për këtë vit nuk e ka lënë me kaq.

Në një bisedë të shkurtër këngëtarja ka njoftuar se është duke punuar për dy këngë të reja të cilat do të publikohen së shpejti.

“Jam në përgatitje dhe së shpejti do të jetë pranë dëgjuesve një këngë e re.

Por së shpejti do të publikohet edhe një këngë e imja në bashkëpunim me Gresën, vajzën time”, ka njoftuar Shkurta.

Se kur saktësisht do të publikohen këngët, këngëtarja nuk ka dhënë shumë detaje.

Asnjëherë nuk po mund të planifikojë për kohën kur do t’i marr për shkak të vonesave që i bëjnë studiot “

, ka njoftuar më tej këngëtarja Fejza.

Ndryshe këngëtarja së fundmi është përfol për pjesëmarrjen në dasmën madhështore të Princ Lekës II dhe Elia Zaharias ku ka shkëlqyer me veshjen e bukur shqiptare.

shkurte-fejza1_1476456459-7485046

Temat
Showbiz

Të afërta