Enrique: Messi është gati

Luis Enrique, trajneri i Barcelonës, ka konfirmuar se Lionel Messi është gati për ndeshjen ndaj Deportivo La Coruna. Kurse, përveç argjentinasit në dispozicion të trajnerit spanjoll do të jetë edhe mbrojtësi francez, Samuel Umtiti.

“Messi ka qenë përsëri me grupin që nga e mërkura dhe duket e mirë”, tha Eriqiur gjatë konferencës për media.

“Messit i duhen disa minuta për ta arritur formën. Unë do të flas nesër me të. Në parim ai është gati, siç është edhe Umtiti”, ka theksuar ai.

Samuel Umtiti dhe Lionel Messi kanë qenë disa javë jashtë fushës për shkak të lëndimit.

messi_1476450154-6270903

Temat
BotëSport

Të afërta