Adem Salihaj përgënjeshtron Hashim Thaçin

Deputeti i Lidhjes Demokratike, Adem Salihaj, e ka përgënjeshtruar deklaratën e presidentit Hashim Thaçi, i cili tha mbrëmë në Zona e Debatit në Klan Kosova se ish-Presidenti Ibrahim Rugova në vitin 2005 – kur ndaj tij u bë atentat – ishte duke dashur të bëjë koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës.

Salihaj në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se kjo nuk është aspak e vërtetë dhe se Rugova asnjëherë nuk ka pasur ndërmend të bëjë koalicion me PDK-në, madje ka qenë kategorik kundër një delegacioni të tillë.

“Unë e them me bindje të plotë dhe me siguri të plotë se Rugova ka qenë duke ardhur në Presidencë për t’u takuar me Havier Solanën dhe unë kam qenë prezentë në atë takim, as një bisedë dhe as një fjalë nuk ka pasur nga presidenti që do të takohet me Thaçin”, ka thënë Salihaj.

“Pra Rugova është sulmuar me eksploziv dhe më pas nga aty ka ardhur në takim me Solanën. Ai ka qenë i shqetësuar, e ka ndezur një cigare dhe ka thënë ‘edhe një herë zoti më shpëtoj’”.

“Rugova ka qenë shumë i kënaqua që kishte mundur të bënte koalicion me AAK-në e jo me PDK-në, sepse ai në asnjë mënyrë nuk do të pranonte një koalicion me PDK-në”.

“Ai asnjëherë nuk e ka përmendur se mund të krijohet koalicioni me PDK-në, ishte i kënaqur që koalicionin e bëri me AAK e jo me PDK-në”.

Madje Salihaj ka akuzuar vet Thaçin se, është ai që qëndron parapa këtyre rasteve dhe mjegullës rreth tyre.

“Këto ditë e fundit është bërë një lojë politike, mendoj se ai qëndron pas të gjitha tentim-atentateve dhe intrigave që bëhen, por ia po mundohet ta paraqesë sikurse Rugoven tentonte ta vriste dikush nga LDK, apo AAK”.

“Nëse Hashim Thaçi flet fakte dhe të vërteta do ta shohim, por unë nuk e besoj këtë. Rugova ka qenë kategorik që të mos bëjë koalicion me PDK-në, ndërsa ka pasur edhe drojë se a do ta lënë ndërkombëtarët të bënte koalicion me AAK-në”.

Temat
LajmeVend

Të afërta