Të akuzuar për dhunë dhe spiunazh, njerëz nga lista e zezë e Uashingtonit… këta do t’i takojë Hahn në Shkup

Eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë i Bashkimit Evropian Johannes Hahn nesër pritet në Shkup, ku, sipas agjendës, do të ketë takim me katër liderët e partive nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinës, me prokuroren speciale dhe me përfaqësuesit e sektorit joqeveritar. Portali i Maqedonisë portalb.mk jep një prezantim më ndryshe të disave prej atyre të cilët zyrtari i Brukselit do t’i takojë.
GazetaExpress transmeton shkrimin e Portalbit bashkë me fotografinë me të cilën e ka ilustruar atë.

Për dallim nga takimet e mëparshme, është interesante se këtë herë do të bisedohet me persona për të cilët ka akuza efektive, në procedurë gjyqësore, me prokurorin i cili i ndjek, liderë politikë të cilët janë ose kanë qenë në Listën e Zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe me përfaqësues të organizatave joqeveritare për të cilët po kryhen procedura gjyqësore, ndaj të cilëve janë ngritur kallëzime penale dhe disa të tjerëve u janë shqiptuar dënime.

johanes-han-takimet-ne-maqedoni_1476373125-9821402

portalb-hahn-takime_1476373107-689685

Temat
LajmeRajon

Të afërta