Steinmeier: Ai vend që sulmon një anëtar të NATO-s, do të marrë përgjigje të fortë nga Gjermania

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, është pyetur sot në Parlamentin Evropian në Strasburg, se a do të ishte Gjermania e fortë apo e ligë, nëse një anëtar i NATO-s sulmohet nga ndonjë vend.

Përgjigjja e tij ka qenë se Gjermania do t’i jepte përgjigje të fortë atij vendi që sulmon ndonjë shtet anëtar të NATO-s, transmeton Express.

Anëtari i Parlamentit Evropian nga radhët e Partisë Konservatore të Britanisë së Madhe, Mark Pritchard, e pyeti Stenimeier se a do të ishte e fortë apo e ligë Gjermania, nëse sulmohet ndonjë anëtar i NATO-s, dhe nëse do të konsideronte sulm ushtarak ndaj, për shembull, veprimit agresiv të Rusisë, në bazë të artikullit 5 të NATO-s.

“Mund t’ju përgjigjem shumë shkurtër dhe t’ju them: e fortë”, u përgjigj Steinmeier.

download_1476366894-2322485

Temat
BotëLajme

Të afërta