Spastrimet përshpejtojnë radikalizimin islamik të Turqisë

Tendenca e kohëve të fundit tregon se Turqia, si i vetmi anëtar i NATO-s me shumicë myslimane, po shndërrohet në një vend i predispozuar për radikalizim të mëtejshëm dhe ky proces përbën një kërcënim serioz për karakteristikat e tij laike dhe demokratike
Turqia është duke u ndarë nga konflikti i vazhdueshëm ndërmjet lëvizjes aktive globale Gylen dhe partisë në pushtet, që po kalon një proces të radikalizimit të saj, Partisë për Zhvillim për Drejtësi (AKP), e cila është në pushtet prej më shumë se një dekade. Të dyja, publiku vendas dhe ai ndërkombëtar, është suprizuar nga intensiteti i mosmarrëveshjeve, e cila arriti kulmin pas tentativës së dështuar të grushtit të fundit të shtetit.

Përtej dyshimeve, tetantiva e grushtit të shtetit e 15 korrikut, kundër qeverisë së zgjedhur me votë, ka ndryshuar të gjithë kontekstrin shoqëror dhe politik në vend, jo vetëm për lëvizjen Gylen, por dhe për qeverinë turke. Shumë ekspertë pohojnë se tantativa e dështuar e grushtit të shtetit, të cilën Erdogan e përshkroi si një “dhuratë nga Zoti”, i ka hapur rrugën konsolidimit të pushtetit të tij absolut mbi ushtrinë, e cila konsiderohej si “gardiane e regjimit laik”, dhe shtypjes së çdo kritike kundër tij, dhe se ai e ka përdorur gjendjen e jashtëzakonshme të shpallur menjëherë pas tentativës së grushtit të shtetit pikërisht për këto arsye. Spastrimet e vazhdueshme, nuk lë vend për asnjë dyshim se qeveria turke është e gatshme të ndërmarrë dhe të përdorë çdo mënyrë për të eleminuar lëvizjen Gylen.

Por, zhdukja dhe eleminimi i lëvizjes Gylen nga shoqëria turke, do të ketë koston e saj dhe është pjesë e një procesi që prodhon pasoja të tjera tejet negative shoqërore dhe politike në Turqi.

Radikalizimi i brenshëm

Impakti i i epokës së post-grusht shtetit, tashmë mund të shihet në shumë aspekte të ndryshme të modeleve sociale dhe politike të Turqisë.

Tashmë është e njohur për të gjithë që Turqia është kthyer në një strehë për mijëra luftëtarëve të huaj gjatë tre viteve të fundit, por rritja aktuale e radikalizimit islamik të brendshëm, është një tjetër shenjë se struktura sociale të Turqisë po kalon në një ndryshim tejet të dëmshëm dhe të rrezikshëm. Efekti kryesor i këtij ndryshimi, është dëmi që i është shkaktuar të kuptuarit të islamit tradicional në Turqi, një shumicë, e cila gjithmonë ka qenë e përmbajtur dhe larg çdo çdo forme ekstremizmi. Tani, ky nocion i moderuar i Islamit, ka evoluar në një formë të re të identitetit politik, në aftë për t’u bërë e dhunshme kundër çdo segmenti tjetër të shoqërisë që nuk i përshtatet koncepteve të përcaktuara të nacionalizmit turk dhe islamit.

Elitat politike, të dyja, ato islamike dhe laike, gjithnjë e më shumë kanë rritur dozat e frymëzimit anti-perëndim, një armiqësi e frymëzuar ose nga nacionalizmi kundërshtues dhe konservator turk ose nga interpretimi radikal i Islamit, apo nga një përzierje të dyjave bashkë. Shumë vëzhgues politikë kanë mbetur pa fjalë, kur, gjatë një tubimi të këtij viti, Presidenti Erdogan deklaroi publikisht: “Mos mendoni se edhe se lufta që filloi 1400 vitë më parë në mes të vërtetës [Islamit] dhe besimeve të gabuara [besimeve të tjera] ka marrë fund. As mos mendoni që ata që i kanë vënë syrin këtyre trojeve rreth 1 mijë vite më parë, kanë hequr dorë përfundimisht nga ambiciet e tyre. Kjo luftë e gjatë vazhdon dhe do të vazhdojë”.

Është shumë shqetësues fakti që shumë zyrtarë po ndjekin këtë rrugë, përfshirë Ministrin e Ekonomisë të Turqisë, Nihat Zejbekçi, i cili i përkufizoi simpatizantët e lëvizjes Gylen si tradhtarë dhe kërcënim për vendin, “Këta tradhtarë do të dënohen ashtu siç dëshiron publiku. Jo vetëm do të dënohen me vdekje, por ne do t’i ndëshkojmë në një mënyrë të tillë, që ata do të na përgjërohen që t’i vrasim”.

Urtësia konvencionale na tregon se veprimet gjithmonë ndjekin fjalime të tilla të mbushura me urrejtje. Ashtu sikundër me lëvizjen Gylen, përmes mediave të bindura pro qeveritare, elitat politike kanë rritur presionin në një numër të madh komunitetesh të moderuara fetare, të cilat mbështeten në një kuptim paqësor të Islamit, duke i përjashtuar ato (komunitetet) nga arena publike. Këto janë komunitete, të cilat njihen për përpjekjet dhe punën e tyre për të mbajtur larg shoqërinë nga çdo formë apo mënyrë e ekstremizmit fetar. Përjashtimi i këtyre komuniteteve, të cilat ekzistojnë prej një periudhe shumë të gjatë, nga arena publike me masa drakoniane, krijon një vakuum që është mbushur me shpejtësi nga disa grupe radikale me qëndrime tejet ekstremiste. Kjo, në fakt, i hap rrugën radikalizimit të mëtejshëm islamik në vend.

Në një nga shembujt më të qartë të këtij trendi, është ai i një imami, i cili i drejtohet turmave jashtë shtëpisë së Erdoganit duke thënë: “Ajo që ne morëm nga tradhtarët është pronë e këtij kombi. 15 universitetet e tyre janë të gjitha tuajat. Spitalet janë të gjitha tuajat. Një mijë shkolla tani janë të gjitha tuajat. Përdorini ato dhe t’i gëzoni”. Kjo deklaratë është tejet alarmante, sepse duke deklaruar pronën e tyre si “plaçkë”, imami efektivisht e deklaron lëvizjen dhe anëtarët e kësaj lëvizjeje “jashtë Islamit” (të dalë nga feja). Kjo taktikë është shumë e rrallë në format më tradicionale të moderuara të Islamit në Turqi (sepse feja ndalon përdorimin e saj), por është një veprim tipik i radikalistëve islamikë dhe grupeve terroriste si Al-Kaeda dhe ISIS.

Një pohim i tillë kaq i fortë dhe një trend i rrezikshëm që përfaqëson këtë pohim, vetëm se mund të ketë ndikim në pjesën dërrmuese të shoqërisë myslimane në Turqi në qoftë ajo ka dhe gjen përkrahje institucionale dhe publike. Tashmë ekzistojnë shumë raporte të besueshme të kapacitetit institucional të grupeve radikale në Turqi, përfshirë dhe ISIS, me një numër të madh qendrash propagandistike në qytete të ndryshme të Turqisë. Sipas një studimi nga një qendër e njohur e anketimeve, mbështetja publike për ISIS-in ka arritur në 19.7 për qind dhe 23.2 për qind e shoqërisë turke kanë simpati për këtë organizatë terroriste.

Ky radikalizim islamik mund të jetë pjesë e gjendjes së jashtëzakonshme. Dekreti i qeverisë për mbylljen dhe konfiskimin e mijëra shkollave shkencore private në vetvete është një tregues i rëndësishëm se si po ndryshon struktura sociale e vendit. Në kushtet e këtyre rrethanave tejet shqetësuese, shumë prej shkollave shkencore private, të cilat janë konfiskuar pas tentativës së grushtit të shtetit, tashmë janë duke u shndërruar në objekte arsimore fetare (shkollat Imam Hatip).

Vëzhguesit mund të argumentojnë së radikalizmi islamik ka zgjeruar shtrirjen dhe penetrimin e tij në Turqi. Megjithatë, tendenca e kohëve të fundit tregon se Turqia, si i vetmi anëtar i NATO-s me shumicë myslimane, po shndërrohet në një vend i predispozuar për radikalizim të mëtejshëm dhe ky proces përbën një kërcënim serioz për karakteristikat e tij laike dhe demokratike.

Temat
BotëLajme

Të afërta