Shqiptarit i kapen 24 kile marihuanë në kufirin Maqedoni-Serbi

Nëpunësit doganorë të Maqedonisë në vendkalimi kufitar Tabanoc në kufirin Maqedoni-Serbi, mbrëmë kanë penguar një tentim për kontrabandimin e 24 kilogramëve marijuanë.
Siç kumtoi sot Drejtoria Doganore e Maqedonisë, mbrëmë në orën 22:45 minuta në dalje të Maqedonisë në vendkalimin kufitar Tabanoc është paraqitur automjeti me targa suedeze i drejtuar nga një shtetas shqiptar me inicialet A.G. Në pyetjen e nëpunësit doganor nëse ka diçka për të paraqitur, personi është përgjigjur se nuk ka asgjë, por nëpunësi doganor megjithatë ka filluar me kontroll të automjetit dhe kontroll personal.

Gjatë kontrollit, nëpunësi doganor ka vërejtur se në dyshemenë e automjetit ka bunker special, ku janë gjetur 47 paketime të mbushura me materie të barit të gjelbër me peshë prej rreth 24 kilogramë. Pas testimit të kryer me tester për drogë, është konfirmuar se bëhet fjalë pëpe marijuanë.

Nga procedura parahetuese e zbatuar, informon Dogana, janë mbledhur dëshmi të cilat tregojnë se personi i dyshuar për shkak të borxheve financiare të papastruara ndaj një personi tjetër shtetas i Shqipërisë, është pajtuar me automjetin e tij të dërgojë 24 kilogramë marijuanë nga Shqipëria në Suedi. Marijuana është fshehur nga dërguesi i transportit në bunkerin e bërë special në automjet dhe i është dorëzuar të dyshuarit ta dërgojë deri në tregun perëndimor-evropian.

Në rrjedhë është ekspertiza e drogës sipas urdhërit të prokurorit publik nga Prokuroria Publike Themelore Kumanovë. Pas kompletimit të të gjitha dëshmive Drejtoria doganore paralajmëron se kundër autorit do të paraqesë padi panele për veprën penale të bërë “prodhim i paautorizuar dhe lëshim në qarkullim i drogave narkotike, substancave prekursore dhe psikotrope”. Autori do të dorëzohet deri te gjykatësi kompetent i procedurës paraprake.

Temat
LajmeRajon

Të afërta