Shenjat e hershme të kancerit të vezoreve

Kanceri i vezoreve cilësohet shpesh herë si ‘vrasësi i heshtur’ sepse shenjat e tij janë pothuajse të pakuptueshme.

Ato duken si gjëra rutinë dhe të jetës së përditshme. Diferenca është që shfaqen çdo ditë dhe nuk largohen. Problemi është se në kohën kur kuptohet se ka diçka që nuk shkon, kanceri është përhapur shumë dhe i pamundur të trajtohet.kancer-i-vezoreve

Vetëm 20% e rasteve që diagnostikohen shpejt arrijnë të kurohen. Për këtë arsye, më poshtë jepen 10 shenja të hershme paralajmëruese të kësaj sëmundjeje.

Dhimbje barku – Dhimbje në pjesën e legenit ose të barkut të ndryshme nga probleme në tretje dhe dhimbjet e zakonshme të ciklit menstrual janë tregues të kancerit në vezore. Pacientët e diagnostikuar me këtë të fundit kanë raportuar dhimbje në këtë zonë që ka zgjatur për më shumë sesa 2 javë.

Keq tretje – Një keq tretje e vazhdueshme, gazra, të përziera, si dhe probleme të tjera në aparatin e tretjes si urth, janë mjaft të zakonshme në rastin e kancerit të vezoreve.
Humbje e oreksit – Kanceri i vezoreve njihet se shkakton humbje të oreksit të menjëhershëm, e cila është e pavend për personin e prekur. Kjo ndodh sepse ky kancer prek metabolizmin në atë proces kur ushqimi kthehet në energji.

Fryrje barku – Fryrje barku ose shqetësime nga gazra që duken sikur nuk largohet asnjëherë është një tjetër simptomë për kancerin e vezores. Për shembull nëse barku dhe beli juaj fryhen, vini re se rrobat ju rrinë më të ngushta pa pësuar ndryshim në dietën tuaj , atëherë kjo është një arsye për një vizitë tek doktori.

Urinim i shpeshtë – Probleme në urinim, si një dëshirë e papërballueshme dhe e menjëhershme për të urinuar, si dhe dalja jashtë më shpesh se sa zakonisht, është një shenjë e kancerit në vezore. Kjo përfshin edhe humbje të kontrollimit të urinimit, që do të thotë se mund të bëni dalje të pavullnetshme para se të keni m

undësinë të shkoni në tualet dhe kjo gjendje vjen duke u përkeqësuar me kalimin e javëve.
Ndiheni të ngopur menjëherë – Në fazat më të avancuara, tumori fillon të përhapet drejt stomakut ose drejt zorrëve, duke i shkaktuar të prekurit të ndihen shumë shpejt të ngopur.
Alternime të diarresë dhe të të qenit kaps – Ndryshime të zakoneve të daljes jashtë, si diarre ose të zënit kaps, janë gjendje që hasen në rastin e kancerit të vezoreve. Kjo ndodh sepse masa e tumorit rritet shumë dhe shkakton shtypje në pjesë të ndryshme të zorrëve ose në stomak.

Dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës – Një dhimbje e vazhdueshme, mpihëse dhe shpuese në pjesën e poshtme të shpinës është një shenjë e kancerit në vezore. Shumë paciente femra e kanë cilësuar këtë dhimbje si të njëjtë gjatë kohës së shtatzënisë.
Humbje peshe e menjëhershme – Humbje e 4 kilogramëve në fazat e para të kancerit të vezoreve është një shenjë shumë e përhapur tek këta pacientë. Edhe nëse për ju është i pëlqyeshëm ky ndryshim, duhet ta raportoni atë menjëherë tek mjeku.
Gjakrrjedhje vaginale – Një efekt më pak i përhapur i cili është vënë re në vetëm 1/4 e pacienteve të diagnostikuara me kancer në vezore ishte gjakrrjedhje e parregullt jashtë ciklit menstrual.Burimi: Health Digezt.

Temat
Shëndet

Të afërta