Pse anemia nuk korrigjohet me ushqime

Anemia nuk korrigjohet me ushqime, qoftë dhe ato që përmbajnë hekur.

Të gjitha gazetat dhe revistat i kushtojnë vëmendje vetëm këtij fakti: merrni ushqime që përmbajnë hekur (shpretka, verë të kuqe, spinaq, disa lëng zogu, qumësht blete, njëri kishte marrë gjak breshke!!!) e të pavërteta të tjera. Dhe këtë e bëjnë anemiamjekë, infermierë dhe sigurisht vetë populli.

Deficiti i hekurit është më i shpeshtë se anemia nga deficiti i hekurit që ëshë pasojë e tij, veçse nuk vlerësohet në praktikën mjekësore, sepse nuk kërkohet nga mjekët “ferritinemia” si analiza më e saktë e vlerësimit të rezervave të hekurit. Diskutimi nga mjekët fillon vetëm kur është instaluar anemia dhe jo kur ajo është e lehtë.

Anemia nga deficiti i hekurit ka si shkak deficitin e hekurit (e tregon vetë emri). Deficiti i hekurit ka si shkak kryesor humbjet e vogla të përsëritura të gjakut. Shkaqet e tjera janë më pak të shpeshta dhe më pak të mundshme, ndërsa deficiti i hekurit nga mosmarrja e hekurit me ushqime është një shkak teorik dhe aspak praktik. Hekuri ndodhet në ushqimet bimore dhe shtazore, dhe aq hekur sa na duhet e marrim dhe nga tenxherja ku ziejmë ushqimet. Problem nuk është marrja e hekurit (e pamundur për ta shmangur), por humbja e tij.

Si deficiti i hekurit dhe anemia nga deficiti i hekurit janë pasoja që janë plotësisht të korrigjueshme me mjekimin e duhur, kohën e duhur të mjekimit dhe kontrollin e duhur të tij.
Nëse hiqet shkaku i deficitit të hekurit dhe mjekimi bëhet i duhur deri në korrigjimin në radhë të parë të anemisë dhe pastaj të deficitit të hekurit (korrigjimi i ferritinemisë) = shërim. Nëse nuk hiqet shkaku i deficitit të hekurit, pavarësisht se mjekohesh si duhesh, problem korrrigjohet dhe përsëritet.
Është turp që një moshe të re me anemi nga mungesa e hekurit t’i jepet gjak për ta korrigjuar. Anemia instalohet gradualisht dhe suportohet mirë, korrigjimi duhet të bëhet me mjekimin përkatës.

Temat
Shëndet

Të afërta