Maskë japoneze për fytyrë pa akne dhe rrudha!

Çdo vajzë dëshiron të duket gjithmonë e bukur, dhe padyshim se kësaj ‘brenge’ i kushton shumë kohë dhe vëmendje. Megjithatë, për këtë ju duhet të bëni vetëm dy gjëra: një stil të shëndetshëm të jetës dhe të keni një rutinë të duhur për kujdesin e lëkurës.

Më poshtë keni një ilaç shumë të thjeshtë që shumica e femrave japoneze e ndjekin si rutinë të jetës së tyre për një lëkurë perfekte.

Përbërësit:

2-3 lugë oriz i pa-përpunuar.
1 lugë gjelle qumësht.
1 lugë gjelle mjaltë.
Përgatitja:

Gatuani orizin e papërpunuar, ziejeni deri sa të bëhet i butë, njejtë sikurse e përgatitni për të ngrënë.
Pasi të keni përgatitur orizin, vëjeni në një tas dhe shtypeni derisa të bëni në formë qulli.
Masën e përgatitur të orizit përziejeni me mjaltën dhe qumështin.
Me masën e kombinuar të produkteve të fituara lyeni fytyrën tuaj. (Së pari shpëlajeni fytyrën dhe më pas vëjeni produktin)
Me kujdes pas 1 orë 30 minuta hiqni maskën dhe shpëlajeni me ujë të orizit të përgaitur.

Temat
Shëndet

Të afërta