Lirohet Albert Krasniqi, nuk i vazhdohet masa e paraburgimit (Foto)

Albert Krasniqi i cili ka një muaj rresht i cili ishte në qendrën e paraburgimit në Prishtinë është liruar sot pasdite.

Avokati Ramiz Krasniqi ka konfirmuar për Indeksonline lirimin e klientit të tij.

“Po është liruar, pasi prokuroria nuk ka vazhduar masën e tij të paraburgimit”, ka thënë Krasniqi .

Albert Krasniqi ishte pjesë e përleshjes së reperëve Noizy dhe grupit të tij OTR, dhe reperit Cozman dhe disa miqve të tjerë të tij.

Ndërsa ishte pikërisht Albert Krasniqi i cili akuzohej për shtënie me armë në drejtim të Noizyt dhe reperit tjetër Varrosi të cilët mbetën të plagosur nga kjo përleshje.

Ndërsa ditë më parë kishte raportuar për një marrëveshje në mes Noizyt dhe Alberitt përmes një miku të tyre, që është i njohur si pronarë i një prej diskotekave më të mëdha në Kosovë.

Temat
Showbiz

Të afërta