Ja ç’duhet të bëni çdo mëngjes nëse doni të jeni të shëndetshëm

Përveç këshillës universale “hani mëngjes”, ka edhe shumë gjëra që duhet të bëni me t’u ngritur nga shtrati që të jetoni shëndetshëm.

Ja 5 gjërat që duhet t’i bëni çdo mëngjes, që t’ju shkojë dita “vaj”.

Bëni gargare me vaj

Kjo është një praktikë e ndjekur që në lashtësi. Thuhet se ajo mund të bëjë gjithçka, nga zbardhja e dhëmbëve deri tek kurimi i ekzemës. Procesi është i thjeshtë. Bëni gargare për 10-15 minuta me një lugë gjelle vaj (kokosi, luledielli ose susami). Më pas e nxirrni dhe shpëlajeni gojën me ujë.

Shtriquni, tendosni trupin

Merrni pak kohë për t’u relaksuar dhe medituar. Nëse keni kohë ose zgjoheni herët, bëni joga. Mund të rrini gjatë gjithë ditës në karrige, prandaj është mirë që të gjeni pak kohë për të kalitur trupin.

Pini ujë me limon

Një gotë ujë (në temperaturën e ambientit) me limon ka një sërë përfitimesh shëndetësore, përveçse ju hidraton. Me anë të saj do të merrni vitaminën C për shkëlqim të lëkurës, përshpejtim të metabolizmit dhe ngritës të humorit.

Kujdesuni për lëkurën

Kujdesi ndaj lëkurës duhet të jetë rutina që ju duhet të bëni çdo ditë. Aplikoni në fytyrë produkte natyrale që e mbajnë atë të butë dhe me shkëlqim.

Merrni vitamina

Vitaminat dhe mineralet janë shumë të nevojshme që të jemi të shëndetshëm. Përpiquni të merrni çdo ditë vitaminën B12 për energji, acide yndyrore omega 3 për forcimin e kockave, vitaminën E për flokë, lëkurë dhe thonj etj. Këto vitamina mund t’i merrni edhe me anë të ushqimeve.Burimi: PopSugar

Temat
Shëndet

Të afërta