“Gjyshi’, trafikanti i mafies së drogës në Athinë. Ja pseudonimet e shqiptarëve të tjerë

“Gjyshi” dhe “Giorikas” janë pseudonimet e dy protagonistëve kryesorë të bandës së drogës që vepronte në lagjen Eksarkia në Athinë dhe në zona të tjera përreth.

Bëhet fjalë për 227 kg kanabis sativa që u sekuestruan dje në kryeqytetin grek ku u arrestuan 4 persona dhe janë identifikuar 9 persona të tjerë. Dy prej të arrestuarve janë shqiptarë, ndërsa dy të tjerët janë grekë.

56-vjeçari shqiptar përdorte pseudonimin “gjyshi” ndërsa një shtetas grek përdorte emrin “Giorikas”. Të dy këta janë drejtuesit kryesorë të grupit kriminal, shkruan Syri.net.

Ndërkohë, anëtarë të tjerë që janë të identifikuar nga autoritetet përdornin pseudonimet “Eri”, “Ermal” dhe “Stelios”.

Mediat greke u referohen burimeve të policisë se një 39-vjeçar shqiptar i arrestuar ka qenë bashkëpunëtor i ngushtë i “Eskobarit” shqiptar të drogës. Ky 39-vjeçar kishte rolin kryesor të transportimit të marijuanës nga Shqipëria në Greqi.

Sipas hetimeve, qarku i drogës vepronte në zona të njohura të Athinës dhe shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla, për të shmangur humbjet në rast se arrestohej ndonjë prej anëtarëve

Temat
BotëLajme

Të afërta