7 llojet e kollës dhe sëmundjet që paralajmërojnë

Alergji: Ftohje? Reflukse aciditeti? Nuk ka rëndësi shkaktari, ka një arsye të thjeshtë që fshihet pas tyre: “Kolla është një mekanizëm mbrojtës për të pastruar rrugët e frymëmarrjes”, shpjegon Jonathan Parsons, drejtues i Klinikës së Kollës në Qendrën Mjekësore Wexner të Universitetin Shtetëror të Ohajos.

Ja cilat janë disa nga llojet e kollës dhe sëmundjet që paralajmërojnë:

Kollë që shoqërohet me rrjedhje hundësh

Duket si një kollë e lagësht. Ajo shkaktohet nga mukusi që vjen nga fyti (për shkak të alergjisë ose ftohjes) dhe prek fundet nervore, duke nxitur kështu kollën.

Simptoma të tjera: Kolla përkeqësohet më shumë natën. Nëse është shkaktuar nga alergjia, mund t’ju skuqen sytë dhe teshtini shpesh. Po vazhdoi e njëjta gjendje për më shumë se një javë, duhet të konsultoheni me një mjek të specializuar për alergjitë.

Nëse kolla është shkaktuar nga ftohja, mund të përdorni kura natyrale për t’u shëruar. Por, nëse kolla vazhdon për më shumë se një javë, duhet të kontrolloheni tek një mjek për sinusit. Në këtë rast duhet të merrni patjetër antibiotikë.

Astmë

Duket si një kollë e thatë që përfundon me ngulçim dhe marrje fryme me zor.

Njerëzit me astmë i kanë rrugët e frymëmarrjes të inflamuara, prandaj kanë vështirësi në frymëmarrje, ngulçim dhe kollë.

Simptoma të tjera: Kolla përkeqësohet më shumë gjatë natës ose kur jeni duke u stërvitur; shtrëngim të gjoksit, zhurmë në frymëmarrje në formën e një fishkëllimi, dobësi.

Diagnoza: Për të diagnostikuar astmën përdoret spirometri, një makineri me sensorë që mat forcën e frymënxjerrjes. Pacienti duhet të fryjë me forcë dhe shihet rezultati në spirometër.

Refluksi gastro-ezofageal

Duket si një kollë e thatë dhe e vrullshme. Sëmundja e refluksit gastro-ezofageal ndodh kur acidi nga stomaku vjen në ezofag. Ajo është shkaktari i dytë kryesor i kollës kronike, që shkakton rreth 40% të rasteve.

Simptoma të tjera: Kolla përkeqësohet kur jeni shtrirë ose duke ngrënë. Shenja më e zakonshme është kur kolla fillon sapo të shtriheni për të fjetur.

Sëmundjes pulmonare obstruktive kronike (COPD)

Duket si një kollë kronike, që prodhon shumë mukus, sidomos në mëngjes. Kjo sëmundje përfshin si bronkitin kronik ashtu edhe emfizemën. Shkaktari kryesor i saj është duhanpirja.

Simptoma të tjera: Kolla është shpesh e përkeqësuar herët në mëngjes, pas zgjimit. Simptoma të tjera përfshijnë fërshëllima në gjoks dhe mungesë të frymëmarrjes, veçanërisht gjatë aktivitetit fizik, lodhje, shtrëngim të gjoksit dhe ngulçim.

Kur duhet të paraqitemi te mjeku? Duhet drejtuar tek mjeku në rast të temperaturës së lartë që nuk bie me masat e marra në shtëpi, ethe dhe kollë produktive me sputum me ngjyrë të verdhë, jeshile, me rrema gjaku, marrje të frymës. Kujdes më i madh (dhe për rrjedhojë një vizitë sa më e shpejtë tek mjeku) duhet treguar nëse personi është fëmijë, i moshuar, me sëmundje kronike, veçanërisht sëmundje të mushkërive.

Pneumoni:

Duket si një kollë e thatë që pas pak ditësh kthehet në kollë të lagësht me mukus ngjyrë të verdhë, jeshile dhe/ose e kuqe.

Simptoma të tjera: Temperaturë, të dridhura, dhimbje gjatë frymëmarrjes ose kur kolliteni.

Diagnoza: Për diagnostikimin e kësaj sëmundjeje nevojitet stetoskopi. Mund të jenë të nevojshme të bëhen edhe teste të gjakut apo rreze X për të përcaktuar nëse është viral apo bakterial. Trajtimi për këtë të fundit është marrja e antibiotikëve. Ndërsa, nëse është viral, të vetmet kura janë pushimi, medikamentet për kollë dhe një supë pule.

Kollë e mirë

Duket si një kollë e thatë dhe e ashpër, që përfundon me një tingull të fortë kur merrni frymë. Rastet e prekura me këtë sëmundje janë rralluar që pas shpikjes së vaksinave në vitet ’40.

Simptoma të tjera: Simptomat e para janë të ngjashme me ftohjen e zakonshme, rrjedhje të hundëve, lotim të syve, temperaturë, kollë apo sikur të zihet fryma.Burimi: Health

Temat
Shëndet

Të afërta