Teuta Selimi së shpejti me tri projekte të reja (Foto)

Këngëtarja Teuta Selimi është njëra nga këngëtaret më të dashura për publikun, projektet e saj muzikore janë pëlqyer gjithnjë, dhe kjo e bën atë një nga interpretueset më të mira të muzikës pop folk.

Ajo ka qenë mjaft e angazhuar gjatë verës me dasma dhe ahengje familjare, të cilat e kanë mbajtur pak larg realizimit të këngëve të reja.

Mirëpo, këngëtarja ka konfirmuar për Telegrafin së shumë shpejt priten disa projekte nga ajo.

Teuta ka menduar që kësaj radhe të vijë me tri këngë të reja, dy prej të cilave do të jenë ritmike dhe njëra baladë.

Kënga e parë pritet të publikohet gjatë muajit nëntor dhe do të realizohet edhe me videoklip, gjersa dy këngët tjera do të vijnë gjatë festave të fundvitit.

Temat
Showbiz

Të afërta