A do të shpërbëhet deri në mesnatë Kuvendi maqedonas?

Grupi parlamentar i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë ka kërkuar thirrjen e një seance urgjente për shpërndarjen e Kuvendit deri në mesnatë. Deputeti i kësaj partie opozitare Goran Sugarevski, pasi...

Grupi parlamentar i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë ka kërkuar thirrjen e një seance urgjente për shpërndarjen e Kuvendit deri në mesnatë. Deputeti i kësaj partie opozitare Goran Sugarevski, pasi dorëzoi iniciativën e opozitës së bashkuar, tha se shtyrja e shpërndarjes së Kuvendit është dëshmi se shumica parlamentare nuk dëshiron zgjedhje më 11 dhjetor.

“LSDM – ja si pjesë e partive politike nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinës, ne deputetët jemi të obliguar të dëshmojmë se respektojmë marrëveshjen për të garantuar zgjidhjen e krizës për ti mundësuar jetë më të mirë qytetarëve. Çdo përpjekje për shtyrjen e shpërndarjes së Kuvendi nga ana e shumicës VMRO-DPMNE-BDI do të jetë dëshmi shtesë se qeveria e Nikolla Gruevskit dëshiron të ikë nga zgjedhjet e 11 dhjetorit”, tha Goran Sugarevski, LSDM.

Për çështjet e pazgjidhura për buxhetin dhe njësitë zgjedhore, nga LSDM-ja thonë se Kuvendi ka mundësi që t’i diskutojë të gjitha sot një seancë. VMRO-DPMNE njoftoi se pranon kërkesën e LSDM-së dhe propozon që të caktohet një seancë paraprake ku do të diskutohet për buxhetin dhe pas seancë për shpërndarjen e Kuvendit.

“E pranojmë kërkesën e LSDM-së dhe presim që këtë radhë Zoran Zaev të mos përpiqet të shpikë arsye që përsëri të ik nga zgjedhjet. Për deri sa LSDM-ja është e bindur që do ta fitojë mbështetjen në zgjedhjet e radhës, nuk është e habitshme që në seancën e parë pas konstituivit të përbërjes së re parlamentare të propozojë rishikim të Buxhetit”, thanë nga VMDRO-DPMNE.

Iniciativa do të përkrahet edhe nga deputetët shqiptarë. Nga burime brenda BDI-së Alsat jozyrtarisht mëson se kjo parti do të pranojë çdo iniciativë të dorëzuar në Kuvend për shpërndarjen. Deputetët e PDSH-së nga ana tjetër thonë se akoma nuk e kanë pranuar iniciativën dhe duhet ta shqyrtojnë atë por do të mbeten në atë që kanë nënshkruar për zgjedhje më 11 dhjetor.

Dy çështjet që paraprakisht kanë përplasur partitë janë Buxheti për vitin 2017 që në rend dite është paraparë për ditën e hënë dhe ndryshimi i Kodit Zgjedhor, respektivisht njësive zgjedhore, për të cilën partitë nuk kanë gjetur gjuhë të përbashkët dhe e cila përbën shkelje ligjore dhe sipas ekspertëve rrezikon legjitimitetin e zgjedhjeve.

Temat
LajmeRajon

Të afërta

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com