Super-aksioni i policisë italiane, shqiptarët pjesë e trafikut të drogës (VIDEO – Si u zbulua rrjeti)

“Taraqa” është emri i një super-aksioni të policisë italiane që ka vënë në pranga në total 53 persona, nga 73 vetë që janë vënë në hetim nga dhjetori i...

“Taraqa” është emri i një super-aksioni të policisë italiane që ka vënë në pranga në total 53 persona, nga 73 vetë që janë vënë në hetim nga dhjetori i vitit 2013 deri në prill të vitit 2015.
Mes të arrestuarve, të gjithë të akuzuar për trafik droge, ka edhe shqiptarë. 18 persona janë në burg, 15 të tjerë janë nën masën e arrestit shtëpiak ndërsa për 20 të tjerë është vendosur masa e ndalimit të qërimit në vende të caktuara pa pasur më parë një leje nga gjykata.

Organizata kriminale trafikonte sasi të mëdha droge, kryesisht hashashi dhe kokaine në qytete të ndryshme të Italisë, si Milano, Modena, Livorno, Genova, ndërsa një pjesë e hashashit vinte nga Maroku. Gjithçka ka nisur nga monitorimi i lëvizjeve të një marokeni, me banim në provincën Rovigo.

Më pas, hetimet janë thelluar dhe kanë çuar në konfiskimin e sasive të mëdha të drogës dhe arrestimin e trafikantëve të rëndësishëm ndërkombëtare. Në total që nga nisja e hetimeve, policia italiane ka sekuestruar 400 kilogramë hashash dhe 30 kilogrmaë kokainë.

Temat
BotëLajme

Të afërta