Sulmohet dhe rrahet gjyqtari kroat

Bruno Maric, viktimë e një sulmi fizik, akuzon tifozët e Hajdukut të Splitit.

Të martën në mesditë derisa po hante drekë, Maric u sulmua në qytetin Srobec, nga afro 10 persona, të cilët sipas tij janë huliganë që i përkasin skuadrës së njohur kroate Hajduk.

“Rreth 10 huliganë të grupit të tifozërisë “Torcida” hynë në restorant me shkopinj të metalit dhe filluan të na godasin”.

“Unë mora disa goditje të njëpasnjëshme dhe po të mos ishin kamerierët dhe mysafirët e tjerë në restorant, ata ndoshta do të më vrisnin. Stafi i restorantit më mbrojti dhe arriti që t’i ndalte ata derisa erdhi policia”, ka treguar Mariq për mediet kroate.

Bruno është dashur që të merrte edhe ndihmën mjekësore pas këtij rasti, por është lëshuar të shkonte në shtëpi me disa lëndime në kokë dhe qafë.

Temat
BotëSport

Të afërta