Si ta largoni ftohjen për një ditë

Në mbrëmje keni ndier simptomat e para të ftohjes, por nuk ju rrihet dhe aq shumë në shtrat – ja disa këshilla se si ta largoni ftohjen për një ditë.

Ftohja ka kapluar çdo vend, nga kopshtet e fëmijëve e deri te vendet e punës, ndërsa rezistentë nuk ka edhe aq shumë, transmeton Koha.net. Të rrallë janë ata që mund t’ia lejojnë vetes shtrirjen në shtrat me ditë të tëra, me çaja, limonada dhe mënyra të tjera të shërimit.

Kështu kanë menduar edhe mjekët dhe tani pohojnë që kanë arritur të zhvillojnë sistemin e aktiviteteve me të cilat mund ta largoni tërësisht ftohjen për vetëm në një ditë.

Hapat janë mjaft të thjeshtë, ndërsa fillohet me dushin e mëngjesit pas zgjimit me dhimbjet në eshtra, hundë të mbushur dhe kollitje të lehtë. Dushi i nxehtë do t’ua pastrojë rrugët e frymëmarrjes me avull, ndërsa nxehtësia e ujit do të reduktojë dhimbjet.

Një orë pas zgjimit dhe dushit ngarendni pas kafjallit të bollshëm – qull me fruta të përziera malore. Shujta kualitative është e domosdoshme kur jeni të sëmurë, një gotë lëng portokalli do t’u japë mjaft vitamina C, ndërsa frutat malore, vitaminat e tjera dhe antioksidantët për luftën me ftohjen.

Hunda e mbyllur dhe sinuset janë disa prej gjërave të pakëndshme që i sjell ftohja, prandaj do të ishte mirë që gjatë mëngjesit ta vendosni fytyrën mbi avull të nxehtë, i cili do të pastrojë dhe qetësojë rrugët e frymëmarrjes.

Rreth pasdites nevojitet shëtitja e shpejtë në ajër të freskët, e cila para drekës do ta hapë apetitin, përmirësojë disponimin dhe imunitetin. Nëse nuk jeni shumë të ftohur bëni edhe disa ushtrime të shkurtra.

Pas shëtitjes pason dreka, e lehtë por e ushqyeshme – sandviçi i pulës me sallatë. Proteinat nga mishi i pulës do të forcojnë imunitetin, prandaj mundohuni ta hani të tërin.

Pushimin e shkurtër pas drekës ndërpriteni me çajin e nxehtë bimor, i cili do të ndihmojë ta përjashtoni këlbazën nga trupi, ndërsa pas kësaj efekt të shkëlqyeshëm do të ketë dhe një gotë lëngu nga frutat e shtrydhura.

Darkën përgatiteni më herët, rreth orës 18, dhe gjithsesi hidhni pak curry në ushqim. Përveç kësaj, ju nevojiten edhe për xhenxhefil, hudhër dhe sipas mundësisë edhe feferona, transmeton Koha.net. Këto mëlmesa janë të njohura me veçoritë e veta antibakteriale dhe antivirusale, por edhe do të pastrojnë edhe sinuset.

Pas emisioneve informative në rend vjen banja e nxehtë, kur uji me temperaturën e vet do t’ua relaksojë muskujt e lodhur dhe që dhëmbin, ndërsa avulli përsëri do të bëjë pastrimin e rrugëve të frymëmarrjes.

Shtrihuni më herët në shtrat, rreth orës dhjetë, dhe gjithsesi flini tetë orë. Gjumi është kyç për shërimin e trupin dhe kthimin e forcës, prandaj mbushni bateritë. Sigurisht, para gjumit shmangni kafen dhe alkoolin, por edhe shikimin e televizorit.

Temat
Shëndet

Të afërta