Qeveria e siguron të dërguarën e OKB-së, për respektimin e të drejtave kulturore

Zëvendëskryeministri i parë, Hajredin Kuçi, priti në takim Raportuesen Speciale për të Drejtat Kulturore të Kombeve të Bashkuara, Karima Bennoune.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka deklaruar se Republika e Kosovës është shtet që garanton të drejta të barabarta të të gjitha komuniteteve, dhe respektimin e të drejtave religjioze dhe kulturore pa diskriminim.

Ai e ka bërë këtë deklaratë gjatë takimit me Raportuesen Speciale të Kombeve të Bashkuara, Karima Bennoune, njofton Kryeministria.

“Mbrojtja e trashëgimisë kulturore në Kosovë garantohet me Kushtetutën e Kosovës, legjislacionin në fuqi dhe ka bazamentin e mbrojtjes qysh në Planin e Ahtisarit. Institucionet e Kosovës janë të përkushtuara që të garantojnë mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në Kosovë pa marrë parasysh përkatësinë etnike apo religjioze”, citohet të ketë thënë zëvendëskryeministri Kuçi.

Kuçi dhe Bennoune diskutuan për rëndësinë e kulturës si faktor në krijimin e një ambienti të qetë dhe në harmoni për bashkëjetesë për të gjitha komunitetet. Kuçi potencoi se Qeveria e Kosovës ka perspektivë dhe orientim të qartë proevropian, ku të drejtat kulturore dhe religjioze të të gjitha komuniteteve mbrohen dhe garantohen gjithmonë duke respektuar laicitetin e shtetit.

Raportuesja Speciale e Kombeve të Bashkuara, Karima Bennoune po e viziton Kosovën me kërkesë të Qeverisë së Serbisë.

Temat
Art

Të afërta

  • Bujarija dhe Refugjatët: Kosovarët në Mërgim

    Bujaria dhe Refugjatët: Kosovarët në Ekzil (Brill, Maj 2018) është një vepër historie që studion kontekstet politike dhe sociale që refugjatët Kosovarë i ndeshën kur lëshuan atdheun e tyre...
  • Ilir Shaqiri promovon librin “Adem Jashari”

    Shumë këngë ia kushtoi Adem Jasharit. E për komandantin legjendar, Ilir Shaqiri shkroi edhe libër. Të hënën në akademinë letrare të organizuar nga lidhja e shkrimtarëve ky promovoi poemën...
  • Vdes këngëtari Nijazi Bytyqi

    Muzikës shqiptare iu largua nga kjo botë një këngëtar i njohur. Bëhet fjalë për këngëtarin Nijazi Bytyqi, i cili ndërroi jetë në moshën 72 vjeçare, shkruan lajmi. Bytyqi ishte...
  • Shuhet aktori i njohur shqiptar!

    Ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare si pasojë e një sëmundjeje të rëndë aktori dhe regjisori i njohur shqiptar, Lisenko Malaj. Vitet e fundit ai ka jetuar në Itali....