Nëse keni një celular Samsung të tillë, fikeni tani! Paralajmëron vetë kompania

Kompania “Samsung” paralajmëroi zotëruesit e celularëve “Galaxy Note 7” që t’i fikin ata menjëherë pasi ka pasur raportime të reja për shpërthimin e tyre.
Kompania koreano jugore gjithashtu deklaroi se do të ndalojë shitjen e këtij modeli.

Gjatë shtatorit, “Samsung” tërhoqi nga tregu 2.5 milionë “Galaxy Note 7”, pas ankesave të përdoruesve se celularët shpërthenin dhe merrnin flakë. Më pas, u lajmëra se këto pajisje defektoze u zëvendësuan dhe se ishin të sigurta. Por ka raportime të reja se edhe pajisjet zëvendësuese, gjithashtu kanë shpërthyer dhe kanë marrë flakë.

f2ada0f5f19569a8cfe039454ea5b5a2

Një burrë në Kentaki tha se u zgjua në mëngjes dhe e gjeti dhomën të mbushur me tym nga një “Galaxy Note 7” i ndërruar. Kjo ndodhi vetëm pak ditë pasi pasagjerët e një avioni u evakuuan sepse një celular i tillë filloi të nxirrte tym. Kompania ka nisur një hetim të mirëfilltë dhe deri në zbardhjen e çështjeve, këta celularë as nuk do të shiten dhe as nuk do të ndërrohen.

Temat
Teknologji

Të afërta